Buxheti, përplasje Berisha-Ruci

25/11/2010 15:50

Diskutimet për buxhetin u shoqëruan me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri kërkoi votën e deputetëve të opozitës, për buxhetin që ai e quajti si më të madhin në historinë e Shqipërisë.

“Ky buxhet rriti rrogat, dyfishoi pensionet, ky ishte buxheti që vendosi kufirin e 100 dollarëve në muaj. Rrogën mesatare të shqiptarëve nga 270 mijë lekë e rriti në 470 mijë lekë”, tha Berisha.

Por Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlamentar të socialistëve, tha se kryeministri bëri demagogji pasi shifrat e buxhetit janë të përkeqësuara krahasuar me vjet.

“Shifrat qe ti ke ne buxhet jane me te vogla se buxheti i 2010. Ti flet për rritje pensionesh, shifra qe ke ne buxhet eshte e njejte me ate te 2010. Shpenzimet per ndihmën ekonomike per ata qe llogarisin rriskun e bukes i keni te njejte me shifrat e 2010”, u shpreh Ruci.

Debate pati edhe mes ish- ministrit të Financave Arben Malaj dhe atij aktual Ridvan Bode, per taksat dhe borxhin.

“Si shpjegohet që forumi më kredibël për ekonominë, ne pyetjet qe u beri biznesmenëve të huaj, një në tre është përgjigjur se në Shqipëri ka pengesa për legjislacionin e taksave”, tha Malaj.

Ndërsa ministri Bode kërkoi që raporti i Bankës Botërore për lirinë e taksave të lexohej mirë, pasi Shqipëria është në vend të dytë.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria parashikon se do të mbledhë 362 miliardë lekë të ardhura dhe do të kryejë 409 miliardë lekë shpenzime. Diferenca do të financohet nga borxhi i ri që për vitin 2011 pritet të jetë 48.6 miliardë lekë ose sa 3.5 për qind e PBB-së . Buxheti i ri per vitin 2011 eshte ndertuar bazuar ne buxhetin e rishikuar ne mesin e  ketij viti dhe jo ate parashkuar ne fillim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA