
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka mbrojtur në Kuvend buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij do të jetë buxheti i pensioneve dhe investimeve në infrastrukturë.
“Në buxhetin e vitit 2011 është dyfishuar ndihma ekonomike. Në bazë të tij do të rriten pensionet më 1 korrik, ndërkohë që janë edhe 530 milionë dollarë për rrugët. Do fillojë dhe do vazhdojë rruga Mat-Klos-Peshkopi, që del mbi Dibër dhe do fillojë rruga Rrëshen-Klos”, ka deklaruar Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka akuzuar sërish opozitën se sheh interesat e saj dhe harron ato të qytetarëve.
“Pse s’flisni për rrogat dhe pensionet ju? Opozita po tregohet cinike dhe mbron vetëm interesat e saj. Kur flisni për Tiranën juve ju kujtohen vetëm “leprat” dhe 20 përqindëshat”, ka pohuar Berisha.
Top Channel