Amnistia fiskale, biznesi e do

25/11/2010 08:35

Debati mbi amnistinë fiskale rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Në konferencën e zhvilluar dje nga Fondacioni për Liri Ekonomike grupe të ndryshme të biznesin ranë dakord për të lobuar pro ndërmarrjes së amnistisë së gjerë fiskale, si një mjet i domosdoshëm për të çliruar kapitalet e fshehura dhe për zhvillimin e sektorit ekonomik.

Artan Gjergj, drejtori i fondacionit vuri në dukje disa aspekte të nevojshme të amnistisë fiskale, sikurse kujtoi rëndësinë që ka transparenca e këtij procesi, duke pasur parasysh rrezikun e pastrimit të parave.

Në takim doli në dritë një shifër e përafërt, 10 miliardë euro, vlerë që çlirohet nga amnistia.

Gjithsesi, politika do të vijojë të jetë pengesë e këtij procesi, ose faktori politik luan një rol të rëndësishëm për zbatimin e amnistisë.

Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se është pro amnistisë, por që çështje mbetet te 84 votat për ndryshimin e kodit, kurse socialistët e përfaqësuar nga sekretari ekonomik, Ervin Bushati, vuri në dukje dyshimet e zbatimit të procesit për aq kohë sa në krye të qeverisë është Sali Berisha.

Top Channel