Akuzat për pasurinë e Metës

25/11/2010 16:15

Një ditë pasi bëri publike vlerën e supozuar të dy pronave imobiliare që Partia Socialiste thotë se janë të zëvendëskryeministrit Ilir Meta, sot selia rozë bëri publike vlerën e tatimit që zëvendëskryeministri duhet t’i kishte paguar shtetit si tatim për kalimin e të drejtës së pronësisë.

“Kam ketu udhezimin e ministrit te Financave dhe te ministrit te Drejtesise per tatimin e kalimit te se drejtes se pasurise se paluajtshme. Sido qe t’i kete perfituar Meta keto prona, me blerje apo dhurim, sipas ketij udhezimi duhet te kishte paguar tatimin para kryerjes se regjistrimit te kesaj pasurie ne perputhje me aktet ligjore”, tha deputeti Balla.

Sipas tij, eskspertët e tregut imobiljar kane vertetuar vleren reale te ketyre dy pronave. Per apartamentin 600 metra katrorë në bllok, Meta duhet të paguante 105 milionë lekë të vjetra tatim dhe një vlerë 50 milionë lekë për vilën në Gjirin e Lalëzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA