Ahmeti: Dosjet ndaj BDI-së, një turp
25/11/2010 18:30
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka cilësuar si “të turpshëm” veprimin e PDSH-së për dorëzimin e disa dosjeve ku pretendohej se ai dhe njerëzit e tij kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së.
“Kjo ka qenë një turp, jo vetëm për të apostrofuarin”, ka deklaruar Ahmeti në një intervistë për VOA.
Dosjet e dorëzuara në komisionin e lustracionit nga partia e Menduh Thacit kanë rezultuar të rreme.
Lidhur me këtë cështje policia maqedonase arrestoi pak ditë më parë një ish-zyrtar të shërbimeve sekrete, Hisen Musliu.
Top Channel