Abramovich, besim tek Ancelotti

25/11/2010 12:30

Pas 15 ditësh thashetheme dhe dyshime mbi të ardhmen tek Chelsea, Carlo Ancelotti jo vetëm nuk ka marrë mbështetjen publike të futbollistëve të tij, por mbi të gjitha të Roman Abramovich.

Sipas “Guardian”, pas fitores së Blues ndaj Zilina, presidenti i ka dërguar një sms urimi teknikut italian duke i dhënë besim dhe vlerësim.

Nën kontratë deri në 2012-n, Ancelotti nuk ka fshehur asnjëherë dëshirën për të qendruar përtej skadencës së kontratës aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA