Vlorë, shpërthim në makinën e ndërtuesit

24/11/2010 09:40

Në orët e vona të mbrëmjes së te martes një sasi eksplozivi është vendosur në makinën e një ndërtuesi.

Mësohet se në momentin e shpërthimit mjeti me targa TR 8891 M ishte i parkuar nje parkim pas nje objekti qe mendohet te jete oborri i shtëpisë së ndërtuesit Endri Cela.

Shpërthimi ndodhi në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës  rreth orës 22:30 ne nje zone mes pallatesh.Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tritoli ishte vendosur poshte automjetit dhe shperthimi u ndje ne 2.5 km ne vije ajrore dhe tronditi te tere zonen ne Skele ne zonen e  kompleksit Riviera , nje zone kjo e mbi populluar me pallate e banore.

Policia e Vlorës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke u përqendruar në disa pista hetimesh.Ne zone duhet te ishte polici privat gje qe nuk u vu re ne momentin e shperthimit nderkohe qe copezat e automjetit te demtuar kishin flituruar gjer ne bulevardin e skeles,fatemiresisht nuk pati deme ne njerez,vetem disa deme te vogla materiale ne fasada e xhama objektiesh u vune re.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA