Rritet numri i personave të prekur nga virozat stinore dhe ato gripale.Sipas statistikave mbi 13 mijë persona, paraqiten tek mjeku në një jave në të gjithë vendin, me simptoma të ngjashme me ato gripit.
Mjekët e familjeve thonë se ka rritje të pacientëve që shfaqen kryesisht me rrufë, lodhje, dhimbje fyti.
Me te prekurit nga virozat e rrugeve respiratore ne kete sezon jane femijet e vegjel dhe te moshuarit, te cilet ne rastet e gripit manifestojne komplikacione dhe simptoma me te renda. Statistikat dhe grafiku me te dhenat per semundjet respiratore ne Ministrine e Shendetsise deshmojne nje trend ne rritje te te prekurve.
“Aktiviteti viral është goxha i lartë dhe dëshmon se virusi i gripit ka nisur të qarkullojë në vendin tonë. Këshilloj vaksinimin e fëmijëve, personat mbi 55 vjec dhe të sëmurët kronikë”, tha drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Vaksina antigrip prej kohesh gjendet ne te gjitha farmacite e vendit, ndaj mjeket bejne apel, qe ajo te aplikohet ne kohe ne menyre qe qytetaret te mos manifestojme simptoma te renda te gripit.
Top Channel