Vatikani ka kërcënuar me dëbim një peshkop, pasi ai është paracaktuar nga Kisha Katolike Kineze, e mbështetur nga qeveria e Pekinit.
Papa Benedikti XVI është vënë në dijeni për paracaktimin e atë Joseph Guo Jincai dhe ka ndjerë një “keqardhje të thellë” pasi ky veprim përbën shkelje të ligjeve të Kishës.
Vatikani ka akuzuar gjithashtu Pekinin zyrtar për shkelje të rëndë të lirisë së besimit dhe ndërgjegjes, për shkak se ka detyruar peshkopët e aprovuar nga Selia e Shenjtë që të ndjekin ceremoninë.
Në Kinë vlerësohet të jenë rreth 10 milionë katolikë, të cilët janë të ndarë mes mbështetësve të Papës dhe atyre të Shoqatës Katolike Kineze.
Shoqata në fjalë nuk ka marrëdhënie të mira me Romën dhe refuzon të pranojë autoritetin e vetëm të Papës për emërimin e peshkopëve të rinj.
Top Channel