Topalli: Nuk ka mocion kundër meje

24/11/2010 19:35

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se opozita nuk ka dorëzuar asnjë mocion kundër saj, por një mocion me debat për cështjet e integrimit.

Zonja Topalli e ka ftuar zotin Rama të dorëzojë mocionin kundër saj, ashtu sic kishte premtuar.

“Në Kuvendin e Shqipërisë, PS ka dorëzuar sot vetëm një mocion për debat për cështjen e integrimit. Jam e zhgënjyer nga zoti Rama, që për shkak se mban “leprin” në bark, nuk dorëzoi mocionet kundër meje. Ftoj zotin Rama të mos vonojë e të mos mashtrojë më, por të dorëzojë mocionin ndaj kryetares së Kuvendit”, ka theksuar Topalli.

Më tej ajo i ka dhënë garancinë e saj liderit të opozitës se cdo mocion do trajtohet sipas rregullores së Kuvendit, por dhe ka shprehur bindjen se Rama nuk do të fitojë asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA