Terrorizmi, shkatërrohet “grupi i xhihadistëve”

24/11/2010 00:40

10 persona të dyshuar për terrorizëm kanë rënë në prangat e policisë gjatë një aksioni të koordinuar në tre shtete europiane, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.

Pjesa më e madhe e arrestimeve u bë në qytetin belg të Anveres. Disa prej personave të ndaluar mendohet se po planifikonin sulme në Belgjikë, ndërsa të tjerët mund të jenë rekrutues për një organizatë terroriste çeçene.

Hetimet për të ashtequajturin “grup xhihadistësh terroriste” kishin nisur një vit më parë. Pamjet filmike të transmetuara nga televizionet belge, treguan sesi forca policore të armatosura rëndë kryenin një bastisje në orët e para të mëngjesit në Anver e prangosnin dy vetë, një nga të cilët grua. Në mesin e të dyshuarve ka belgë, marokienë, holandeze dhe çeçenë.

Ndërkohë në Norvegji, një çantë me eksplozivë të rremë u zbulua në një aeroport në Bergen. Aeroporti u mbyll për tre orë, kohë gjatë së cilës, skuadrat kontrolluan të gjithë ndërtesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA