Trupat e dy civilëve janë gjetur në ishullin koreano-jugor të Jeonpjeongut, i cili u bombardua dje nga ushtria e Koresë së Veriut.
Nga sulmi në fjalë dy ushtarë koreano-jugorë humbën gjithashtu jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi predhat e artilierisë goditën edhe bazën e tyre ushtarake.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e ka vlerësuar sulmin si “ngjarjen më të rëndë” që prej luftës koreane.
Ndërsa presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do qendrojnë krah për krah me Korenë e Jugut.
Trupat e djegur të dy burrave, rreth të 60-ave, u gjetën sot në ishull, i cili ndodhet pranë kufirit të diskutueshëm të Detit të Verdhë.
Sipas rojes bregdetare të Koresë së Jugut, ata dyshohet se kanë qenë punëtorë në ndërtim.
Top Channel