SHBA: Shqipëria, model i harmonisë fetare

24/11/2010 20:10

Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit vëren se liritë dhe harmonia fetare në Shqipëri janë në shkallë të admirueshme.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, zëvendësambasadorja amerikane Deborah Jones ka deklaruar se Shqipëria është me të vërtetë një model me te cilin duhet të maten të tjerët.

“Shqipëria ka të dhëna pozitive për lirinë fetare, ajo është një model me të cilin duhet të maten të tjerët. Harmonia dhe toleranca fetare duhet të ndiqen si shembuj nga vendet e tjera”, ka deklaruar Jones.

Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA