Rooney: E ardhmja ime është Manchester

24/11/2010 20:00

Wayne Rooney kthehet në drejtimin e sulmit të Manchester United pas dy muajsh mungesë.

Këtë mbrëmje, në ndeshjen e Champions League kundër Glasgow Rangers, anglezi po përpiqet që të rimarrë në dorë një skuadër që deri në majin e shkuar varej fortë nga ai dhe që kohët e fundit ia ka dalë pa të.

Faji është i bisedimeve për rinovimin e kontratës.

“Dëgjova nga persona të ndryshëm që do të firmosja kontratën e re në mënyrë që klubi të fitonte më shumë duke më shitur, por janë të gjitha të pavërteta”, është shprehur Rooney.

“Firmosa për të qendruar këtu. E ardhmja ime është këtu në United”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA