Wayne Rooney nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Manchester United pasi kërcënoi me largim nëse klubi anglez nuk investonte në të ardhmen.
Kritikët mendojnë se zgjatja e kontratës u bë që klubi të marrë oferta më të larta nga ekipet e interesuara për yllin anglez kur të hapet merkato e janarit ose merkato e verës.
“Kam dëgjuar nga njerëz të ndryshëm se kam zgjatur kontratën në mënyrë që klubit t’i vijnë oferta më të larta për mua dhe këto janë budallallëqe. Kam nënshkruar kontratë të re për të qendruar tek United shumë gjatë”, u shpreh Rooney.
Rooney do ta nisë si titullar ndeshjen e sotme që Manchester United do të luajë kundër Glasgow Rangers në Skoci, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Top Channel