Romeo Leka tenton të sillet si i papërgjegjshëm

24/11/2010 16:30

Pas tentativës për të grabitur një bankë dhe pengmarrjes së një vajze të re në afërsi të Presidences, 25-vjecari Romeo Leka flet per rrembim personi edhe nga kafazi.

Sapo sekretarja e trupes gjykuese ka hyre ne salle i pandehuri i eshte drejtuar asaj duke e komplimentuar sipas tij me nje frazë te befte: Ti je kaq e bukur i sa je per t’u marre peng ne Amerike jo ketu”.

Duke qene se ne cdo seance Romeo u hedh fjale te gjitha femrave qe ndjekin procesin duke folur me fjalor te papranueshem, gjykata po e ben procesin me dyer te mbyllura. Sapo mediat kane dale jashte dhe kur prokurori Adnan Xholi do fillonte te lexonte aktet hetimor, Romeo ka vijuar serish te flase me fjalor fyes duke kujtuar te dashuren e vet dhe hiret e saj. Pas kesaj sipas burimeve qe ndodheshin ne salle gjykata e ka nxjerre nga salla duke vijuar seancen vetem ne prani te truprojave te gjykates, prokurorit dhe avokateve.

Se shpejti prokuroria do lexoje edhe akteksperimin e gjendjes psikologjike te te akuzuarit, sipas nje pergjigjeje te mberritur nga Amerika ku i riu ka jetuar si dhe nje aktekspertimi te mjekeve ligjore ne Tirane.

Sipas burimeve ka gjasa qe i riu po aktron, duke zgjedhur nje menyre te cekuilibruar komunikimi, per ta bindur gjykaten qe ai menderisht eshte i papergjegjshem, pavaresisht akteksperimit qe thuhet se e nxjerr ate te afte menderisht.

Romeo Leka ka jetuar ne Amerike me familjen qe nga 1997 deri ne 2007 nga ku u perzu si i implikuar ne grabitje. Ne mars te ketij viti ai u kthye ne nje personazh i nje ngjarjeje te rende edhe ne kryeqytet i cili pas grabitjes se nje banke ne bulevardin kryesor, mbajti peng per mese 35 minuta nje adoleshente, duke e kercenuar ate dhe policine me nje pistolete qe rezultoi se nuk kishte asnje plumb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA