Ristani: Votim elektronik
24/11/2010 15:45
Kryetari i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani mirëpret ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Por ai kërkon nga politika të marrë parasysh mundësinë e një votimi elektronik.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati disa variante për të garantuar numërimin me teknologjinë më të mirë në botë. Nëse kjo teknologji do të pranohet të përdoret, problemet që ka patur në zgjedhjet e kaluara nuk do të jenë më”, thotë Ristani.
Top Channel