Reali, përjashtimet, UEFA fillon hetimin

24/11/2010 16:00

UEFA ka filluar hetimin në lidhje më ndëshkimin e “komanduar” me karton të kuq të dy futbollistëve të Realit të Madridit, në takimin e djeshëm të Champions League, Sergio Ramos e Xabi Alonso.

“Nuk kemi hapur ende asnjë çështje disiplinore, as ndaj klubit dhe as ndaj futbollistëve”, ka saktësuar zyra e shtypit e UEFA-s.

“Vendimi për të hapur një çështje disiplinore, nëse është e nevojshme, mund të merret në dy ose tre ditët e ardhshme”, theksohet më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA