Qeveria “hap thesin” për ILDKP-në dhe Avokatin e Popullit

24/11/2010 08:10

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut pranoi propozimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për shtesë fondi në shumën 700 mijë lekë në buxhetin e parashikuar për vitin 2011.

Pas raportimit të përfaqësueses së ILDKP-së në Komisionin e Ligjeve, ky i fundit vendosi të shtojë buxhetin e këtij institucioni edhe me 700 mijë lekë.

Përfaqësuesit e ILDKP prezantuan para deputetëve të komisionit strategjinë institucionale, duke vënë theksin në përmirësimin e teknikave të hetimit administrativ në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave në radhët e administratës publike.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, në këtë mbledhje vlerësoi propozimin e Inspektoratit të Lartë për disa ndryshime në strukturën e institucionit, të cilat forcojnë kapacitetin profesional në drejtim të rritjes së forcës goditëse kundër korrupsionit. Në përfundim, të gjithë deputetët e pranishëm në Komisionin e Ligjeve votuan me unanimitet pozitivisht kërkesat e Inspektoratit të Lartë dhe vendosën t’ia kalojnë për shqyrtim Kuvendit të Shqipërisë në seancën e miratimit në tërësi të Buxhetit të Shtetit për vitin 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA