Partia Socialiste ka hartuar një rezolutë përmes së cilës shprehet angazhimi i politikes shqiptare në përmbushje të detyrimeve që burojne nga opinioni i Komisionit Europian në lidhje me anëtarësimin e Shqipërise në Bashkimin Europian.
Ne piken e pare te kesaj rezolute kerkohet angazhimi i paleve per te zgjidhur krizen politike ne vend duke garantuar transparencën e zgjedhjeve të shkuara mbështetur mbi ofertën e kompromisit të opozitës në bazë të Rezolutës së Parlamentit Europian, duke filluar menjëherë hetimin parlamentar përmes një komisioni hetimor me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore.
Me tej, thuhet ne rezolute, menjëherë pas fillimit të hetimit për zgjedhjet, te niset puna e përbashkët për kuadrin zgjedhor që do të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në përputhje me standartet europiane. Me tej kerkohet nxjerrja e pergjegjesive te Kuvendit te Shqiperise lidhur me refuzimin e marrjen e statusit te vendit kandidat.
Ne rezolute percaktohen si pika te tjera te rendesishme sigurimi i pavaresise kushtetuese dhe financiare te sistemit te drejtesise duke kontribuar vecanërisht për rritjen e përgjegjshmërisë dhe eficencës së tij nepermjet disa reformave te perbashketa.
Nderrmarja e nje nisme te perbashket kunder krimit te organizuar, kultures se pandeshkueshmerise e korrupsionit ne te gjitha nivelet. Me tej kerkohet pergatitja, miratimi dhe zbatimi i një strategjie dhe Plan Veprimi Kombëtar për Pronën, duke iniciuar një proces të gjerë e gjithëpërfshirës konsultimi, në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ne rezolute nuk mbeten pa permendur edhe autonomia e medias dhe sigurimi i autonomisë vendore ne zbatim te kartes se Evropiane te Autonomisë Vendore.
Top Channel