PS mocion Topallit

24/11/2010 15:00

Partia Socialiste ka dorëzuar kërkesen për mocion me debat në kuvend me kryetaren Jozefina Topalli.

Selia roze e mbeshtet kerkesen e saj sic thuhet ne dokument, tek konkluzionet e opinionit te Komisionit Europian mbi mospermbushjen e objektivave nga qeveria e Republikes se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat por edhe kritikat e Komisionit Europian.

Partia Socialiste argumenton mocionin per Topallin duke u mbeshtetur ne punen e saj te dobet ne hartimin dhe zbatimin e ligjeve, per mosrespektimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese. Me tej, ne kerkesen e PS-se, thuhet se kryetarja e kuvendit ka politizuar voten mbi emerimet e Presidentit te Republikes ne Gjykaten Kushtetuese, per gjuetine politike sic thuhet ne kerkese mbi nenpunesit me status civil. Duke denuar fuqimisht korrupsionin galopant shkruhet ne dokument si dhe presionin politik qe ushtron qeveria per pengimin e rasteve te hetimit, ndjekjes penale dhe  denimit te rasteve te korrupsionit te nivelit te larte.

Sipas selise roze kuvendi i Shqiperise ka humbur funksionin e tij si institucion i pavarur, per me teper thuhet ne dokument qe shkel Kushtetuten ddhe rregulloren nen presionin e ekzekutivit, qe pengon sistematikisht kontrrollin parlamentar mbi ekzekutivin dhe qe nuk perfshin grupet e interesit dhe nuk konsultohet me to gjate hartimit dhe miratimit te ligjeve.

Mbeshtetur ne te gjitha keto pika Partia Socialiste del ne konkluzionin se pozicioni kryetares se kuvendit eshte keqperdorur ndaj behet kerkesa per mocion me debat per zonjen Topalli. Nga selia roze konfirmohet se mocioni do te pasohet nga procedurat per shkarkimin e kryetares Topalli ne Kuvendin e Shqiperise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA