PS: Meta fsheh 1.7 mln euro

24/11/2010 16:00

Selia roze ka publikuar vlerën e apartamenteve të fshehura sipas tyre nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në deklarimin e tij të pasurisë.

Deputeti Taulant Balla tha se një dokumentin e dorezuar nga zëvendëskryeministri mungon apartamenti prej 600 metrash katrorë dhe vila në bregdetin e Gjirit të Lalzit.

“Në mënyrë përsëri zyrtare ne verifikuam vlerën e këtij apartamenti dhe të kësaj vile në bazë të çmimeve të referencës të tregut. Nga një përllogaritje e saktë jo e jona, por e ekspertëve të tregut imobiliar rezulton se apartamenti prej 600 metra katrorë ka një vlerë që shkon në 1.2 milion euro, ndërsa vila në Gjirin e Lalzit 500 000 euro. Pra, mëkëmbësi i Sali Berishës, Ilir Meta, duket se ka fshehur përkundrejt ILDKP një pasuri prej të paktën 1.7 milion eurosh”, tha Balla.

Ne kete situate Partia Socialiste i ka kerkuar Prokurores se Pergjithshme te zbardhe pasurine e fshehur te Ilir Metes, e cila sipas deputetit Balla perben vetem majen e ajsbergut te pasurise se tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA