Pronat, LSI: Dërgojini provat në prokurori

24/11/2010 19:45

Selia rozë bëri publike vlerën e dy pronave imobiliare që sipas saj janë feshur nga Ili Meta, një apartament 600 metra katror në Bllok dhe një vilë te Gjiri i Lalzit.

“Në mënyrë përsëri zyrtare ne verifikuam vlerën e këtij apartamenti dhe të kësaj vile në bazë të çmimeve të referencës të tregut. Nga një përllogaritje e saktë jo e jona, por e ekspertëve të tregut imobiliar, rezulton se apartamenti prej 600 metra katror ka një vlerë që shkon në 1.2 milion euro, ndërsa vila në Gjirin e Lalzit 500.000 euro. Pra, mëkëmbësi i Sali Berishës, Ilir Meta, duket se ka fshehur përkundrejt ILDKP një pasuri prej të paktën 1.7 milion eurosh”, ka deklaruar deputeti Taulant Balla.

Por LSI i ka kërkuar Partisë Socialiste që të paraqesë provat e saj në prokurori.

“Për cdo fakt, dokument, apo provë që mund të kenë, të gjithë ata që nxjerr si shpërndarës thashethemesh Edi Rama t’i drejtohen prokurorisë, institucioneve të drejtësisë dhe ILDKP-së dhe vetëm pas kësaj të kenë kurajon dhe guximin për të folur para publikut”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

Por Partia Socialiste i ka kërkuar prokurores së përgjithshme të zbardhë të fshehtën për dy prona imobiliare, që sipas deputetit Balla, përbëjnë vetëm majën e ajsbergut të pasurisë së zv/kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA