Opozita: Shëndetësisë i duhen më shumë para

24/11/2010 08:15

Deputetët e Partisë Socialiste akuzojnë qeverinë se ka shkurtuar fondet në këtë sektor tepër të rëndësishëm dhe ku spitalet janë “në gjendje të tmerrshme”.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, janë përfshirë në debat për projektbuxhetin e vitit 2011. Debatet janë përqendruar në fondin e sektorit të shëndetësisë. Nga ana e deputetëve të PD-së është bërë apel për të gjetur konsensus për reformën në shëndetësi. Drafti i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm vazhdon të diskutohet në parim në Komisionin e Ekonomisë.

Dy ditë më parë, buxheti i shëndetësisë është miratuar vetëm nga anëtarët e mazhoranës, duke mos marrë asnjë votë të opozitës. Sipas mazhorancës, paratë akorduar shëndetësisë për 2011-n janë edhe më shumë krahasuar me vitin që po lëmë pas, 2010. Nisur nga kërkesat, por edhe argumentet e opozitës, shëndetësia ka nevojë për më shumë para.

Ndaj nëse nuk ka rishikim, opozita do të vazhdojë të diskutojë dhe të mos jetë dakord me “qesen” lënë njërit prej sektorëve më të rëndësishëm, siç është shëndetësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA