Londër, studentët përleshen me policinë

24/11/2010 17:40

Policia në Londër ka bllokuar mijëra studentë që kanë protestuar në qendër të qytetit, kundër rritjes së taksave arsimore dhe shkurtimit të shpenzimeve për universitetet.

Dy oficerë policie kanë mbëtur të plagosur teksa forcat e rendit kanë zmbrapsur demonstruesit të cilët po përpiqeshin të përcanin vijën e tyre.

Gjithashtu, një furgon policie u sulmua, zjarre të shumta u ndezën dhe shumë barrikada u rrëzuan gjatë përleshjeve të verifikuara në Uajtholl.

Shumë ambjente të universiteteve janë uzurpuar nga protestuesit, mes të cilave edhe biblioteka prestigjoze e Universitetit të Oksfordit.

Sipas mediave britanike, aktualisht situata në Uajtholl paraqitet shumë më e qetë, pasi pjesa e mbetur e protestuesve janë bllokuar nga policia.

Kjo e fundit, saktësojnë më tej burimet, ka arrestuar tre persona, ndërkohë që në radhët e demonstruesve ka pasur 6 të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA