Kriza, Casini: Bëni transparencën

24/11/2010 15:50

Demokristianët italianë të Pier Ferdinando Casini-t duke iu referuar krizës politike në Shqipëri kanë akuzuar qeverinë dhe në vecanti kryeministrin Berisha për moszgjidhjen e saj. 

Sipas UDC-së së Pier Ferdinando Casini-t provat e dhena nga demokristianet shqiptare mbi manipulimin e zgjedhjeve jane mese te dukshme dhe tregojne mashtrimet qe jane kryer me numrin e fleteve te votimit ne zonen e Shkodres. Ne dokument behet thirrje qe te ngrihet sa me shpejt komisioni hetimor per hetimin e zgjedhjeve dhe i jepet mbeshtetje e plote demokristianeve shqiptare te drejtuar nga Nard Ndoka.

Vete kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka duke vleresuar mbeshtetjen e partise italiane ka theksuar se tashme edhe nderkombetaret e kane te qarte qe kryeministri Berisha eshte bere pengese per kryerjen e transparences se zgjedhjeve

“I vetmi institucion përgjegjës për degradimin e institucioneve të tjera është institucioni i kryeministrit që bllokon gjykatat apo KQZ-në. Sot kemi një mazhorancë sunduese”, thotë Ndoka.

UDC e Pier Ferdinando Casini eshte pjese e rendesishme e Partive Popullore ne Parlamentin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA