KQZ: Fletët e votimit do të digjen 

24/11/2010 15:40

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani thotë se brenda dy javëve Komisioni do të vendosë për fatin e kutive.

Zoti Ristani i referohet nenit 178.6 e Kodit Zgjedhor, që parashikon procedurën që ndiqet kur kanë mbaruar të tëra ankesat. Një mbledhje e mëparshme për këtë cështje u shty, sipas zotit Ristani për t’i lënë kohë politikës të gjejë një zgjidhje. Por tani, thotë zoti Ristani, nuk ka më kohë.

“Aktualisht ne na ka mbaruar kjo kohë që kishim, përvecse kësaj duhet  të hartojmë edhe buxhetin për zgjedhjet e ardhshme dhe nuk mund ta hartojmë këtë buxhet pa këtë vendimmarrje. Mbledhja e shtyrë e KQZ do të ribëhet brenda dy javësh për pastrimin e kutive të zgjedhjeve të kaluara. Nuk mund t’i tolerojme vetes asnje veprim tjeter.Nuk mund te mendoj se cfarë duhet të bëjë politika, jam i përqëndruar të mendoj se si KQZ do të organizojë zgjedhjet e ardhshme”, thotë Ristani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA