Koretë, SHBA nisin ushtrinë drejt gadishullit

24/11/2010 21:25

Shtetet e Bashkuara kanë nisur drejt gadishullit korean aeroplanmbajtësen bërthamore “George Washington”, me dhjetra avionë luftarakë në bord.

Zyrtarisht flitet për një manovër të përbashkët me Korenë e Jugut, që është një kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Koresë së Veriut dhe një paralajmërin i fortë për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit.

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara do qendrojnë krah për krah me Korenë e Jugut.

Ditën e sotme në ishullin koreano-jugor të Jeonpjeongut, i cili u bombardua dje nga ushtria e Penianit, janë gjetur trupat e pajetë të dy civilëve.

Nga sulmi në fjalë dy ushtarë koreano-jugorë humbën gjithashtu jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi predhat e artilierisë goditën edhe bazën e tyre ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA