Kamboxhia, tragjedia nga lëkundja e urës
24/11/2010 17:55
Nga hetimet paraprake mbi vdekjen e 456 personave ditën e hënë në Kamboxhia, ka rezultuar se shkak për rrëmujën masive është bërë lëvizja e këmbëve të urës.
Tragjedia ndodhi kur një turmë e madhe përdori urën për të kaluar në një ishull pranë kryeqytetit Phnom Penh, ku po mbahej Festivali i Ujit.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan se shumë njerëz u shtypën mbi urë, ndërsa të tjerë u hodhën në ujë dhe u mbytën.
Kryeministri kamboxhian Hun Ssen e shpalli të martën ditë zije dhe tha se kjo ishte tragjedia më e rëndë që prej masakrave të Khmerëve të Kuq në vitet ’70.
Top Channel