Itali, trafiku i drogës, pranga shqiptarëve

24/11/2010 09:50

Policia e Veronas në Itali, arrestoi 10 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, pjesëtarë të një organizatë për trafikun e drogës, kryesisht heroinës.

Sipas mediave italiane, droga kishte origjinë Shqipërinë dhe destinacion fqinjin tonë perëndimor.

Hetuesit mendojnë se që prej fillimit të vëzhgimit deri më sot, organizata ka kryer transportin e 100 kilogramëve heroinë me një vlerë 4.500.000 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA