Irlanda publikon planin anti-krizë

24/11/2010 16:55

Qeveria irlandeze ka publikuar planin e një sërë masave të forta anti-krizë, të projektuara me qëllim zgjidhjen e problemit të borxhit publik.

Masat në fjalë parashikojnë shkurtimin e shpenzimeve, reduktimin në minimum të pagave, rritje të taksave, vendosjen e një takse të re për pronën dhe shkurtimin e një numri të madh vendesh pune në administratën publike.

Plani 4-vjecar është parashikuar t’i kursejë shtetit irlandez 15 miliardë euro, bëjnë të ditur mediat e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, qeveria e Dublinit po vazhdon negociatat me BE-në dhe FMN-në për të marrë një paketë ndihme, vlera e të cilës pritet të jetë 85 miliardë euro.

Konkretisht plani në fjalë parashikon shkurtimin e 24.750 vendeve të punës, kursimin e 2.8 miliardë eurove me shkurtimin e shpenzimeve sociale dhe rritjen e tyre me 1.9 miliardë të tjera në formë taksash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA