Kriza irlandeze dhe frika e përhapjes së saj në vende të tjera europiane, ka tronditur euron dhe bursat e Kontinentit të Vjetër, që u mbyllen me humbje të medha, duke djegur plot 81 miliardë dollarë kapital.
Ujërat nuk janë qetësuar edhe pse një ditë më parë, Bashkimi Europian zyrtarizoi ndihmën e tij për ishullin. Përkundrazi, erë krize vazhdon të fryjë nga Irlanda duke trazuar ekonominë dhe politikën e Europës.
Në anën tjetër të Atlantikut, tensionet e reja mes dy Koreve shkaktuan humbje të mëdha në Ëall Street. Këto nuk janë kohë të mira as për monedhën e përbashkët europiane, që ka pësuar sërish rënie kundrejt dollarit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e cilësoi vërtet serioze situatën e euros. Irlanda, mbetet sipas saj po kështu një shqetësim pasi tregon qartë se kriza ekonomike globale nuk ka përfunduar. Kancelarja e vlerëson si “pozitiv” mekanizmin e ndihmës të vënë në lëvizje nga blloku europian, ndonëse Dublinit do t’i duhet të marrë masa të ashpra për të përfituar nga paketa prej 90 miliardë eurosh.
Top Channel