“Gërdeci”, rrëzohet kërkesa për lirimin e Minxollit

24/11/2010 13:25

Rrëzohet në gjykatë kërkesa për lirimin e menjëhershëm të njërit prej të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit, Dritan Minxolli.

Sipas trupit gjykues ende nuk kanë mbaruar afatet e paraburgimit për Minxollin, ndërkohë që përllogaritja e ditëve është bërë qëkur dosja është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës.

Sipas avokatit mbrojtës Maksim Haxhia me këtë vendim Gjykata ka shkelur Kushtetutën. Avokati la sallën e gjyqit, në shenjë protestë, për atë që ai quajti vendim të padrejtë.
 
Seanca gjyqësore u ndërpre kur nga salla u largua i pandehurit tjetër Ylli Pinari dhe avokati i tij mbrojtës, Arben Prifti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA