F1, Vettel feston titullin në Berlin

24/11/2010 20:05

Sebastian Vettel, kampioni i ri i botës në Formula 1, të shtunën do të sfilojë në Berlin mbi “Red Bull”-in e tij.

Piloti 23 vjeçar i Heppenheim do të shfaqet në zemër të kryeqytetit gjerman dhe do të ndalet përpara portës së Brandenburgut.

Vettel do t’i japë mundësi tifozëve të tij që ta fotografojnë së bashku me makinën e fitores.

Shfaqja berlineze do të mbyllë javën speciale të festimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA