Tre ditë pas goditjes me kokë që i dha Cesarit të Chievos në fushën e lojës, vjen edhe kërkesa për falje.
Sulmuesi kamerunez ka kërkuar falje nëpërmjet një komunikate zyrtare për gjestin që i kushtoi tre ndeshje pezullim.
Ky është teksti i plotë i komunikatës zyrtare:
“Dëshiroj t’i kërkoj falje të gjithë atyre personave të cilët u shokuan dhe u ofenduan nga gjesti im, të dielën e kaluar në Verona. I kërkoj ndjesë të gjithë protagonistëve të asaj ndeshjeje, arbitrit dhe të gjithë tifozëve të Interit dhe të futbollit. I kërkoj ndjesë gjithashtu trajnerit dhe shokëve të ekipit, të cilët do të luajnë pa mua për tre ndeshje. Në fund, i kërkoj falje presidentit Massimo Moratti, i cili gjithmonë ka pasur besim tek unë.”
Inter do të apelojë skualifikimin prej tre ndeshjesh që i është dhënë Eto’o dhe kjo komunikatë mund të ndihmojë në uljen e dënimit.
Top Channel