Energjia, PS: Qeveria, rrugë rritjes së cmimit

24/11/2010 20:15

Opozita ka akuzuar sot qeverinë se i ka hapur rrugë rritjes së vazhdueshme të cmimit të energjisë elektrike duke i dhënë monopolin kompanisë ceke.

Gjithashtu, ajo ka vlerësuar se kjo kopani ka marrë edhe premtimin e kryeministrit për rritjen e cmimit në kohën e privatizimit të sektorit energjitik.

“Kjo rritje është rezultat i monopolit që Berisha ka krijuar në këtë sektor dhe me kontratën e nënshkruar prej tij për privatizimin e OSSH-së. Në këtë kontratë thuhet e zezë mbi të bardhë se do të ketë rritje të cmimit të energjisë në vitin 2009 dhe në fund të vitit 2011”, ka deklaruar deputeti socialist Arben Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA