Dy Koretë pranë luftës
24/11/2010 09:40
Era e luftës po fryn në kufirin mes dy Koreve. Peniani akuzon Seulin për provokacione ushtarake.
Agjencia zyrtare e shtypit, KCNA, deklaroi se Koreja e Jugut po prish procesin për përmirësimin e marrëdhënieve mes koreanëve, duke e cuar situatën në gjendje lufte.
Të martën presidenti koreano-jugor Lee Myung-bak, duke mos përjashtuar një sulm të forcave të Seulit ndaj Koresë së Veriut, deklaroi se kishte ndër mend një raprezalje të fortë për të ndaluar provokacionet e Penianit.
Televizioni koreano-jugor ka njoftuar se janë gjetur trupat e dy civilëve të cilët mbetën viktima të sulmeve të artilierisë koreano-veriore.
Top Channel