Botërori 2022, SHBA hedh kandidaturën

24/11/2010 21:50

SHBA-të po synojnë të strehojnë botërorin e futbollit 2022. Është ish presidenti amerikan Bill Clinton që ka hedhur sfidën amerikane për të pritur edicionin e 22-të të eventit botëror.

Ish presidenti është emëruar president nderi i komitetit që synon të çojë në Amerikë, për herë të dytë pas 1994, kampionatin e botës.

Më 2 dhjetor FIFA do të vendosë për vendet kandidate që do të organizojnë botërorët 2018 e del 2022, duke pasur parasysh që ai i 2014-s do të mbahet në Rio de Zhaneiro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA