Boboshtica, dosja i kalon gjykatës

24/11/2010 19:05

Prokuroria e Korcës, pasi përfundoi hetimet në lidhje me dhunimet e varrezave të Boboshticës, vendosi ta cojë cëshjten për gjykim.

Prokuroria e Korcës akuzon Naum Dishon, kreu i degës së Omonias në Korcë, si dhe punëtorët Alqi Koroveshi e Luan Zace për veprat penale të “ndërtimit të paligjshëm të kryer në bashkëpunim” dhe “dhunimit të varreve”.

Dosja, që sipas prokurorisë ka prova për fajësinë e tyre, i ka kaluar për gjykim gjykatës së rrethit të Korcës.

Dhunimi i varreve të ushtarëve grekë në Boboshticë shkaktoi një problem në radhët e Omonias, e cila përjashtoi Naum Dishon, si dhe reagimin e palës greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA