Blasfemia, pakistanezja nuk do të ekzekutohet
24/11/2010 04:35
Asia Bibi, pakistanezja e krishterë e dënuar me vdekje për blasfemi, nuk do të ekzekutohet.
Kështu shprehet për CNN guvernatori i provincës së Punjabit në Pakistan, i cili shtoi se presidenti Zardari do të falë të akuzuarën për blasfemi.
“Presidenti e ka bërë të qartë se ajo nuk do të ekzekutohet, nuk do të jetë pjesë e ligjit të blasfemisë”, deklaroi guvernatori i Punjabit, Salman Taser.
Asia Bibi mbahet prej më shumë se 15 muajsh në brugjet pakistaneze nën akuzën se ka fyer fenë islame dhe profetin Muhamed.
Top Channel