Berisha: Unaza e Madhe do të ndërtohet

24/11/2010 11:45

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë Edi Rama se është përgjegjës për mungesën e sistemit të transportit publik në Tiranë, për bllokimin e ndërtimit të Unazës së Madhe, si edhe për trafikun e rënduar për shkak të punimeve pa kriter.

Duke folur në mbledhjen e sotme te qeverisë, kryeministri theksoi se Rama nuk ka shfrytëzuar sic duhet paratë për qeverisjen vendore duke sjellë mjaft probleme për qytetarët e Tiranës.

“Unaza e Madhe do të ndërtohet. Kredia nuk është djegur dhe nuk mund të digjet për këtë projekt. Zhvillimi më herët i këtij projekti është krijimi i një njësie të përbashkët midis qeverisë qendrore dhe asaj vendore”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit për katasfrofën e trafikut, përgjegjësi kryesor është Edi Rama, ndërsa i cilësoi deklaratat e tij si mashtrimet më të rënda.

Berisha kërkoi nga Rama që të kërkojë ndjesë për gjendjen e krijuar prej tij, në funksionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA