ANP: Hamas po projekton atentate
24/11/2010 14:45
Celulat e krahut të armatosur të Hamas kanë marrë përsipër që të kryejnë atentate për te destabilizuar Autoritetin Kombëtar Palestinez në Bregun Perëndimor.
Kështu konfirmoi në një intervistë një zëdhënës i shërbimit të Sigurisë së ANP-së.
Duke komentuar neutralizimin e fundit të një celule të Hamas, që kishte qëllim vrasjen e guvernatorit të Nablus, mësohet se ANP ka bllokuar edhe celula të tjera analoge.
Top Channel