
Përpjekjet për të hetuar në minierën e Zelandës së Re, ku 29 minatorë konsiderohen të zhdukur që prej shpërthimit të ditës së premte, kanë rinisur me mbërritjen e një roboti të ri.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, roboti do të dërgohet në thellësitë e minierës Pike River, në Ishullin e Jugut.
Ndërkohë, inxhinierët janë pranë përfundimit të gërmimeve në kuadër të një testi për të futur ajrin në minierë.
Më herët, drejtori i forcave të policisë deklaroi se nuk miniera nuk ishte ende e sigurtë që skuadrat e shpëtimit të hynin në të dhe se situata po bëhej më e komplikuar.
“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme. Rreziku për një shpërthim të dytë mbetet i lartë”, ka deklaruar Howard Broad.
Top Channel