
Ka shpëtuar mrekullisht në qytetin e Vlorës drejtuesi i nje automjeti, makina e të cilit është goditur në ecje nga konstruksioni një reklame.
Konstruksioni ndertuar me hekur mbi 2 metra i gjate eshte shkeputur nga taraca e nje pallati dje per shkak te eres shume te forte dhe eshte ngulur mbi automjetin me targe Vlore 19 75 D. Metali ka pershktuar tejpertej trupin e automjetit ndersa ai ndodhej ne levizje.
Fatmiresisht hekuri nuk ka demtuar personat qe udhetonin me kete mjet, te cilet pas goditjes jane larguar nga automjeti. Incidenti ndodhi per shkak te nje reklame te vendosur ne lartesi ne zone te banuar dhe ne kushte aspak te sigurta. Era e forte e shkuli ate duke e hedhur ne rruge dhe duke rrezikuar seriozisht jeten e kalimtareve.
Top Channel