Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet ne Federatën Ruse në një vizitë zyrtare dy ditore, me ftese të Kryetarit të Dumës Shtetërore, Boris Grizllov.
Që nga vizita e kreut të Parlamentit shqiptar në vitin 95, kjo është vizita e nivelit më të lartë në dialogun politik dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Aktualisht, mes Rusisë dhe Shqipërisë ka një bazë ligjore me rreth 30 marrëveshje të nënshkruara dhe pritet të finalizohen edhe rreth 10 të tjera.
Kryetari i Dumës Ruse e njohu zonjën Jozefina Topalli me një fakt, që ai e cilësoi interesant, se numri i të rinjve nga Shqipëria që studiojnë në Rusi është më i larti krahasuar me ata të vendeve evropiane.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, zonja Topalli ka prekur ne kete takim cështjen e Kosovës, që Rusia, si mbështetëse e fortë e Serbisë në Ballkan, nuk e njeh. “Ne besojmë se njohja e pavarësisë së Kosovës ka ndikuar në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë zonja Topalli. Ajo shprehu bindjen se ky rajon duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
Top Channel