Tiranë-Vlorë, Dëmtohet linja hekurudhore

23/11/2010 20:30

Linja hekurudhore Tiranë-Vlorë është dëmtuar rëndë gjatë ditës së martë për shkak të rrëshqitjes së dherave në zonën e Libofshës.

Masivi dheut ka bllokuar linjën hekurudhore duke zhvendosur edhe trasenë.

Në vendngjarje kanë shkuar drejtuesit e hekurudhave për të parë situatën dhe për të ndërhyrë në hapjen e linjës së dëmtuar.

Mjetet e drejtorisë së përgjithshme të hekurudhës janë duke punuar në terren.

“Janë marrë masat dhe brenda këtyre ditëve do të ndërmerret një investim në zonat e prekura”, deklaroi Mustafa Gashi, drejtor i stacionit Hekurudhor, Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA