Suu Kyi takon të birin pas 10 vjetësh

23/11/2010 10:00

Djali më i vogël i lideres pro-demokratike të Birmanisë Aung San Suu Kyi është takuar me të ëmën për herë të parë pas një dekade.

Suu Kyi përshëndeti Kim Aris në aeroportin e Rangunit. Ai kishte qëndruar në Tajlandë para se e ëma të lirohej më 13 nëntor dhe priti që të merrte vizën.

Aung San Suu Kyi është mbajtur në gjëndje burgimi në pjesën më të madhe të 21 viteve të fundit nga regjimi ushtarak.

65-vjecarja u shfaq e qeshur në aeroportin e Rangunit dhe u tha gazetarëve se ishte shumë e gëzuar.

Liderja opozitare e kishte parë për herë të fundit Aris në dhjetor të vitit 2000 dhe që prej atëherë atij i është mohuar leja për të hyrë në Brimani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta