Sherr me thika te “Eqerem Cabej”

23/11/2010 16:30

Femrat, duket se jane kthyer ne mollë sherri për shumë adoleshentë që po përfshihen në incidente të rënda me njëri-tjetrin.(UPDATE)

Keshtu ka ndodhur edhe per dy te rinjte e shkollës se mesme Eqerem Cabej. Nendrejtori i kesaj shkolle sqaron se dy nxenesit e klases se 11-të  kane debatuar ashper diten e hene me njeri-tjetrin, jashte territorit te shkolles, nje debat qe ka gjeneruar ne dhune fizike, diten e sotme.

“Sot në mëngjes mora vesh që jashtë territorit të shkollës është plagosur me thikë një nxënës i gjimnazit tonë. Më rezulton se sherri ka qenë për një vajzë. Ndërkohë gjendja e të lënduarit është e rëndë”,shpjegon nëndrejtori Mistret Sahiti.

Sipas burimeve paraprake mesohet se nxenesi Dhimiter Kurgjini dhe dy nxenesve te tjere iu eshte hedhur spraj ne sy, teksa ishin dhjetra metra larg oborrit te shkolles.

Kjo  ka favorizuar nxenesin e vitit te trete te qelloje lehtesish me thike disa here 17-vjecarin Kurgjini i cili eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak.Ne shkolle deklarohet se nxenesi i plagosur ka patur marredhenie konfliktuar me dy moshatare te tjere te kesaj shkolle Juvlin Hida dhe Juxhin Hashimi.

Nxenesi Tigri Kovaci ne  shkollen e mesme  “Sami Frasheri” eshte plagosur rende, pasi u perfshi ne nje konflikt te rende me disa nxenes te tjere, te nisur ne palestren e shkolles. Sipas te dhenave mendohet se shkak i ketij incidenti te rende eshte bere lidhja e nje prej protagonisteve me nje nxenese te shkolles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA