Pasi kanë mundur të regjistrojnë fitoren e parë në grupin G, në ndeshjen e shkuar ndaj Ajaksit, Auxerre pretendon për një tjetër rezultat pozitiv edhe pse përballë ka një kundërshtar të fortë si Milani.
Trajneri i Milanit Alegri ka theksuar se skuadra e tij do të dalë në fushë për fitore, për të qenë më pranë kualifikimit.
Një ndër përballjet më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme është edhe Roma-Bajern i Mynihut. Forma e mirë që po kalon për momentin skuadra italiane e shtyn trajnerin Ranieri të besojë te fitorja, rezultat ky që do t’i kualifikonte ata për në fazën tjetër të Champions League.
Ndërkohë Reali i Madridit ka udhëtuar drejt Amsterdamit për përballjen me Ajaksin. Nëntë herë kampionëve të Europës u mjafton një pikë këtë mbrëmje për t’iu bashkuar 16 skuadrave në raundin e ardhshëm të këtij aktiviteti.
Mourinjo nuk do të ketë këtë mbrëmje në dispozicion argjentinasin Gonzalo Higuain dhe gjermanin Khedira për shkak të dëmtimeve. Në vend të argjentinasit, Mourinjo do të hedhë në fushë Benzema.
Edhe për Ajaksin do të jetë një përballje shumë e rëndësishme kjo, pasi një fitore e tyre do t’i bënte të diskutonin me Milanin në ndeshjet e fundit në grupe, kualifikimin për në fazën tjetër të Champions Leagues.
Top Channel