Ribery: Van Gaal të mi thotë gjërat në sy

23/11/2010 16:20

Mesfushori francez i Bayern Munchen, Franck Ribery, iu përgjigj sot kritikave të trajnerit të tij, Louis van Gaal, duke u shprehur se hollandezi duhet t’i japë më shumë besim dhe më shumë minuta në fushë për të rekuperuar nivelin e tij pas shtatë javësh mungese për shkak dëmtimi.

“Do bëj të pamundurën për tu rikthyer në formën time më të mirë, por nëse trajneri flet gjithmonë keq për ty dhe të sulmon gjatë gjithë kohës bëhet më e vështirë. Kam nevojë për ndihmën dhe besimin e tij”, u shpreh Ribery.

Trajneri i Bayern tha javën e kaluar se Ribery nuk po punonte sa duhej për të rekuperuar nivelin e tij.

“U mërzita shumë kur pashë në media komentet e Van Gaal. Do më kishte pëlqyer që gjërat të mi thonte në sy”, vazhdoi francezi.

Ribery ka luajtur vetëm pak minuta në dy ndeshjet e fundit të Bayern Munchen dhe nënvizoi se “duke luajtur 20-30 minuta” nuk rekuperon dot formën dhe se i duhen 90 minutat e plota për të punuar në fushën e lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA